Me ikjen e Neymarit nga Barcelona, skuadra katalunase është duke pasur problem në repartin e sulmit.
Neymar u transferua në PSG për shumë historike prej 220 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Klubi katalan ishte vë në ndjekje të mesfushorit brazilian të Liverpoolit, Philipe Coutinho por që nuk arritën ta bindin që të transferohej në Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës që shkoi.
Tashmë raportohet se Messi ia ka dorëzuar një letër prej tre emrave të futbollistëve që duhen të transferohen në Barcelonë.
Sipas Messit, klubi duhet të transferojë njëri nga këta të tre, Thomas Lemar (AS Monaco), Nabil Fekir (Lyon) dhe Riyad Mahrez (Leicester).
Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar bleu mesfushorin e talentuar Ousmane Dembele, për shumën e 100 milionë eurove por që ai u lëndua duke mbetur jashtë fushave të gjelbërta për katër muaj. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...