Kampionati i Ballkanik i të rinjve U17 në mundje, që po zhvillohej në Slloveni, është shoqëruar nga një ngjarje e rëndë.
Mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore, ku aktiviteti zhvillohej në Murksa Sobota, një qytet në Slloveni.
Pasi ka fituar ndeshjen e parë, Frrokaj, i cili është kampion vendi dhe garon në kategorinë e 63 kg, stili greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë, kur në një ndërhyrje ka ndodhur një aksident i rëndë.
Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.
Në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë.
Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve. /tch/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...