Boksieri amerikan Deontay Wilder i ka dërguar një mesazh tronditës Anthony Joshuas, duke kërkuar nga kampioni për pesha të rënda ose të “luftoj ose të mbyll gojën”.
32-vjeçari, i cili mbrojti titullin e tij në WBC të shtunën, ka postuar një video në Instagram duke i treguar anglezit të ndaloj negociatat rreth unifikimit të titullit, transmeton portali arbresh.info.
“Anthony Joshua, ju e dini se do të vij për ju”, Wilder tha para një kamere derisa ishte në palestër.
“Nuk është e nevojshme të flasësh për vitin e ardhshëm apo për 2020. 2018 është viti për të cilin ju duhet të shqetësoheni”
“Ju keni thënë që nëse njerëzit e duan këtë atëherë e doni edhe ju. Mirë pra, atëherë njerëzit e duan këtë. E do ti? Apo keni ndonjë agjendë të fshehur? Jeni duke fshehur diçka?”
“Ne ose do të luftojmë ose mbylleni gojën. Promoteri juaj (Eddie Hearn) ka folur shumë. Ai ka thënë se do të mposhtë për vetëm tre raunde? Ta shohim”
Wilder shkatërroi Bermane Stivernen në raundin e parë duke mbrojtur titullin e tij WBC për pesha të rënda në Brooklyn dhe menjëherë ka vendosur syrin te meçi ndaj Joshuas, i cili mbrojti titullin e tij në WBA dhe IBF kundër Carlos Takamit muajin e kaluar./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbNoEo7nOSc/
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës