Përderisa mund të supozoni se vendosja e vezëve në frigorifer ndihmon që ato të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë, një eksperte e ushqimit ka treguar se nëse i vendosin në derën e frigoriferit, faktikisht ato mund të prishen më shpejt.
Vilatka Lake nga ‘Space station’ ka shpjeguar se përderisa dera e frigoriferit mund të duket si vendi ideal për t’i vendosur vezët, kjo faktikisht e shpejton procesin e mykjes për shkak të ndryshimit konstant të temperaturës, transmeton Telegrafi.
Për shkak se dera e frigoriferit hapet e mbyllet shpesh, vezëve u ndryshon temperatura shumë shpesh e kjo shkakton që ato të prishen.
Në vend të kësaj, nëse doni që vezët të qëndrojnë të freskëta, vendosni ato në raftin e frigoriferit ku do të qëndrojnë në temperaturë të ftohët dhe të pandryshueshme.
Dëshironi më shumë këshilla rreth higjienës së frigoriferit? Provoni këto:
Në raftet e sipërme të frigoriferit: Vendosni ushqimet të cilat nuk kanë nevojë të gatuhen, si mbetjet e ushqimeve, etj.
Në raftet e mesëm dhe të poshtëm: Produktet e bulmetit si qumështi, djathi, jogurti e gjalpi.
Në raftin e poshtëm: Në pjesën më të ftohtë të frigoriferit duhet të vendoset mishi i papjekur dhe peshqit.
Në sirtar të frigoriferit: Vendosni pemët, perimet dhe frutat ku do të qëndrojnë në një vend të mbyllur.
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra