Gratë, të cilat konsumojnë rregullisht peshk gjatë kohës së shtatzënisë, do të lindin fëmijë me aftësi të përparuar të gjuhës deri në moshën pesëvjeçare, tregon një studim i ri.
Porcionet ditore prej më pak se 400 gramë peshk janë dobiprurëse për zhvillimin e fëmijës.
Shumë gra shtatzëna i shmangen konsumit të peshkut ose frutave tjera detare nga frika e helmimit, por peshku me të vërtetë mund të jetë një ushqim i dobishëm për trurin e fëmijës.
Studiuesit nga Instituti publik i shëndetit në Norvegji kanë monitoruar dietën e grave me zhvillimin e fëmijëve deri në moshën 5-vjeçare.
Ata kanë zbuluar se fëmijët e nënave që kanë konsumuar peshk, kanë nivel më të lartë të komunikimit dhe gjuhës deri në moshën pesëvjeçare në krahasim me fëmijët e nënave që nuk kanë konsumuar peshk gjatë kohës sa kanë qenë shtatzëna.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...