Reparti i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës padyshim se është një ndër repartet me më së shumti pacientë.
Një nga pacientët i cili ka pritur plot tre muaj për t’u shtrirë në këtë repart në mënyrë që më pas t’i mundësohet edhe kryerja e operacionit është shprehur i shokuar nga gjendja në të cilën është ky repart, raporton Indeksonline.
Madje vetë pacienti nuk ka ngurruar ta quajë këtë gjendje të repartit në QKUK, si një pamje që i ngjason ‘Burgut famëkeq’.
Në shtratin për të cilin bëhet fjalë mungojnë gjërat elementare të nevojshme që pacienti t’i ketë për ditët që do të qëndrojë i shtrirë për t’u mjekuar.
Madje në shtratin ku parashihej të shtrihej pacienti vërehet edhe papastërtia tejet e lartë. Duhet përkujtuar që shumë reparte të spitaleve në vend ngjasojnë me këtë në fotografi, që sigurisht për gjithë qytetarët është shqetësuese.

Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot