Kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të kryeqytetit, ka shpërndarë një pjesë të raportit të auditorit 2016, ku flitet për Komunën e Prishtinës.
Në pjesën e shpërndarë në Facebook, në Raportin e auditorit thuhet se në komunën e Prishtinës vërehet një qeverisje e përmirësuar, veçanërisht tek raportimi i një numri aktivitetesh si dhe hapa drejt një transparence mbi zhvillimet dhe arritjet drejt ofrimit ë shërbimeve ndaj qytetarëve.
Më poshtë mund të shihni pjesën nga Raporti i Auditorit, të cilën e ka postuar Ahmeti në rrjetin e tij social “Facebook.
Raporti i auditorit 2016 Komuna e Prishtinës
“Në komunë vërehet një qeverisje e përmirësuar, veçanërisht tek raportimi i një numri aktivitetesh si dhe hapa drejt një transparence mbi zhvillimet dhe arritjet drejt ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Platforma digjitale për pjesëmarrje publike, realizimi i rreth 24 debateve publike në vende të ndryshme të komunës, hartimi i planit për transparencë, plani i integritetit si pjesë e proceseve të përgjithshme planifikuese dhe raportet publike të drejtorive për punët e kryera, janë përkushtimet tjera drejt një llogaridhënie dhe transparence të shtuar ndaj publikut.
Më tej, komuna ka bërë punë të mirë kryesisht në reduktimin e shpenzimeve operative (ato të udhëtimeve zyrtare, shpenzimeve komunale dhe shpenzimeve për shërbimet kontraktuese tjera). Po ashtu, veprime të konsiderueshme janë ndërmarrë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuese me donatorë të ndryshëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarë. Komuna ka vendos një praktikë të mirë dhe ka arritë që pagesat nga donatorët e jashtëm në shumë totale prej 347,497€ që kishin të bëjnë me pagesa për paga, mallra si dhe për projekte kapitale t’i kanalizoj përmes LLVTH.”
Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...