Lojtarët e Barcelonës që janë larguar për detyrë me skuadrën kombëtare nuk do të kenë pushim kur të rikthehen për shkak të ndeshjeve të vështira ndaj skuadrave në formë që i presin.
Pas rikthimit të tyre nga vendet rreth Evropës dhe përtej, udhëtimi te Leganes e vendosur në pozitën e nëntë i pret ata më 18 nëntor, i ndjekur na udhëtimi tjetër në Torino ndaj Juventusit për ndeshjen në Ligë të Kampionëve në kuadër të Grupit D më 22 nëntor, transmeton portali arbresh.info.
Më pas, lideri në ligë do të përballet në Estadio Mestalla me rivalin e tyre të tabelës, Valencian, e cila qëndron katër pikë prapa në pozitën e dytë.
Sezoni festiv nuk iu ofron gjithashtu asgjë të lehtë “Blaugranëve”, pasi ‘El Clasico’ zhvillohet më 23 dhjetor në Madrid.
Për superfuqitë si Barcelona, çdo ndeshje ka një rëndësi të madhe por pavarësisht standardit të tyre, rruga drejtë 2018-ës është sfiduese./arbresh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...