David Moyes është konfirmuar si trajneri i ri te West Ham United.
Moyes është emëruar trajner te “Hammers” me detyrën për të shpëtuar klubin nga zona e dëbimit pas shkarkimit të Slaven Bilir mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Dua të mirëpres Davidin në West Ham United”, ka thënë kryetari i përbashkët i klubit, David Sullivan.
“Kjo është hera e parë që thuajse brenda tetë viteve në West Ham United që ne kemi emëruar një trajner të ri gjatë sezonit”
“Ne kemi nevojë për një trajner me eksperiencë, që e njeh mirë Premierë Ligën dhe lojtarët në botë dhe ne besojmë që Davidi është njeriu i duhur për të kthyer gjërat dhe të nxjerr më të mirën nga lojtarët e klubit”
Moyes ka vendosur lapsin në një kontratë gjashtë mujore te klubi në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://twitter.com/WestHamUtd/status/927815408358273030
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...