Vendi është zgjuar me mjegull e cila vështirësoi qarkullimin rrugor dhe ajror.
Sipas zëdhënësit të Policinë së Kosovës, Daut Hoxha, për 24 orë ka pasur një numër të madh të aksidenteve.
“Për 24 or ka pasur 13 aksidente me lëndime, 26 me dëme material dhe fatale një aksident”, theksoi ai.
E për shkak të dendësisë së madhe të mjegullave, pati vonesa edhe në fluturime në Aeroportin e Prishtinës.
Mirëpo, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara tha se nuk ka pasur asnjë anulim të fluturimeve.
Policia u bëri thirrje drejtueseve të automjeteve që të jenë vigjilent gjatë vozitjes.
“Policia e Kosovës apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jeni vigjilent duke pas parasysh edhe ndryshimet atmosferike dhe zvogëlimin e dukshmërisë dhe mjegullat, për të shmangur aksidentet në trafik”, tha ai.
Hoxha potencoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë të monitorojë të gjitha mugët në vend dhe do të merren masa ligjore në vazhdimësi për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri