Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot do të mbajë marsh protestues për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
Ky është njoftimi i VV-së:
Të dielën më 5 nëntor bëhet një vit nga dita kur Astrit Dehari vdiq, në rrethana të dhunshme, në duart e shtetit, në qelinë e burgut të Prizrenit.
Astriti u burgos padrejtësisht. Por ai ishte militant i së drejtës, në shoqëri e në politikë. Me gjithë kërkesat e mbarë shoqërisë, brenda e jashtë Republikës së Kosovës, institucionet përgjegjëse nuk e kanë mundësuar një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm, që do t’i zbardhte rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij.
Astrit Dehari nuk është më thjesht çështje e zbardhjes së rrethanave e shkaqeve të vdekjes së një të burgosuri politik. Ai është ndërgjegja jonë kombëtare dhe shoqërore. Shenjues i angazhimit dhe vullnetit tonë të përbashkët, për një shoqëri të lirë dhe të drejtë. Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
Në ora 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, kërkojmë Drejtësi për Astritin./arbresh.info/
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...