Nesër bëhen 1 vit nga dita kur Astrit Dehari, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërroi jetë në burg.
Vetëvendosje kërkon nga institucionet llogari ligjore, profesionale dhe morale për këtë rast.
Më poshtë është shkrimi i plotë:
Një sërë deklaratash, veprimesh dhe vendimesh të pabaza e kundërthënëse të zyrtarëve shtetëror i paraprinë (para)burgosjes dhe rrethanave të vdekjes së tij.
Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende llogari ligjore, profesionale dhe morale.
Edhe sot, një vjet më vonë, kërkojmë përgjegjësi institucionale!
Duam drejtësi!
Për Astritin!
Për një shoqëri të lirë dhe të drejtë!
Për ta kujtuar Astrit Deharin, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar marsh protestues, në njëvjetorin e vdekjes së tij.
“Të dielën, ju ftojmë të marshojmë dhe protestojmë bashkërisht për t’i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Në ora 15:00 para Bibliotekës Kombëtare, kërkojmë Drejtësi për Astritin”.
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon