Ylli i Anglisë është në vitin e tij të fundit të marrëveshjes prej 90 mijë funta në javë por ende nuk ka nisur bisedimet rreth kontratës së re me Arsenalin derisa skuadra në La Liga vazhdon të kërkoj transferimin e tij në janar.
Real Betisi do të përpiqet sërish për të siguruar transferimin e yllit të Arsenalit, Jack Wilshere, kur të hapet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra në La Liga ka kërkuar të informohet rreth disponueshmërisë së tij gjatë verës, por Wilshere që kërkohej gjithashtu nga West Hami ka zgjedhur qëndrimin në Emirates për të luftuar për pozitë.
25-vjeçari është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij prej 90 mijë funta te klubi londinez dhe deri tani nuk ka plane për të nisur bisedimet rreth vazhdimit të kontratës.
Koha e mesfushorit në fushë ka qenë mjaftë e limituar pasi Wenger ka vendosur atë vetëm në ndeshjet në Evropa Ligë dhe Carabao Cup./arbresh.info/
Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë
Parashikimi i motit për nesër
Ndahet nga jeta Ymer Gashi, ish-delegat i Kuvendit të Kosovë...
Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet ...
Interi fiton në frymën e fundit ndaj ekipit japonez në Kupën...
Izraeli nis sulme të reja kundër Iranit, synon të godasë dep...