Shpat Zeka do duhej të ishte pjesë e grupit të xhudistëve kosovarë që do të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare këtë fundjavë.
Por, 18-vjeçari që është kampion ballkanik, nuk do ta përfaqësojë Kosovën në garën e ardhshme.
Ai është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Kosovës në xhudo për këto gara, me vendim të trajnerit Driton Kuka.
Arsyeja për mbetjen e Shpat Zekës në shtëpi, lidhet me vendimin që u mor dje për rastin Kumanova në Maqedoni – ku u dënuan shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës. Në mesin e shtatë të dënuarve ishte edhe Val Zekaj, babai i Shpatit.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...