Kombi po vdes për bukë, Presidenti i Venezuelës ushqehet në transmetim live

00:31 | 4 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Godet sërish Presidenti i Venezuelës!

Nicolas Maduro ishte uritur aq shumë, saqë morri mundimin të hajë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar, përderisa kombi i tij është duke vdekur urie, transmeton portali arbresh.info

Edhe pse në peshë të tepërt, Maduro mendonte se kamerat ishin fikur kur ai filloi të hante empanada, një pjatë spanjolle, e përbërë nga pasta me mish.

Megjithatë, ai u kap nga kamerat duke ngrënë.

Pasi e mbaroi fjalimin, Maduroi shikoi përreth dhomës, dhe përfundi tavolinës, hapi sirtarin “magjik” dhe nxorri empanadën.

Për të qenë të drejtë, fjalimet e Maduros mund të zgjasin disa orë, prandaj mund të duket shumë e “natyrshme” që atë ta marrë uria dhe  të vendosë të hajë empanada.

Venezulea është duke kaluar një krizë të madhe, pasi vendi është goditur nga varfëria, uria dhe mungesa e barnave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme