Për vite me radhë, në veri të Kosovës ekziston një grup kriminal që po vjedhin vetura dhe për kthimin e tyre, kërkojnë shuma të majme parash nga pronarët.
Emisioni Udhëve në RTK, në hulumtimin “Banda e Popit” kanë publikuar emrat e pjesëtarëve të këtij rrjeti dhe ata janë:
Bojan Perzhiq i njohur me nofkën Przha, Marko Tullumbic, Pedra Vukosavlevic i njohur me nofkën Pexha, Millan Dellovic, Milutin Pavlovic, Slavisha Stanisavljevic, Roberto Leandri, Dushan Sllavic e Milan Mihajlovic i njohur me pseudonimin POPI.
Ky i fundit, përmendet edhe si bosi i këtij rrjeti.
Ekipi i emisionit ka hulumtuar rreth rasteve në të cilat Milan Mihajlovic dyshohet si i përfshirë.
Në bazë të të dhënave në Prokurorinë e Shtetit, është vërtetuar se ndaj Milan Mihajlovicit janë ngritur disa aktakuza, të cilat kanë të bëjnë me Asgjësim apo dëmtim të pasurisë, kanosje e lëndim të lehtë trupor të personave tjerë. Mbi të rëndon edhe një aktakuzë që lidhet me luftën e fundit në Kosovë.
Si krah i djathtë i atij që konsiderohet bos i vjedhjes së veturave, është Dushan Sllavic. Ndryshe nga shefi i tij, Sllavic ka shumë më shumë raste. Ai po hetohet për vjedhje, dëmtim të pasurisë, ryshfet, transport armësh, falsifikim dokumentesh e disa raste tjera.
Ekzistencën e këtij grupi, nuk e mohon as zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Është e qartë që vjedhja e veturave është si dukuri si fenomen jashtëzakonisht negativ i grupeve kriminale shqiptare dhe serbe. Në bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes grupeve kriminale për çështjen e vjedhjes së veturës sepse nuk flasim sepse nuk flasim për një lokalitet të vecantë flasim për lëvizje të grupeve në lokacione të ndryshme dhe bashkëpunim shkëmbim të veturave të vjedhura dhe sigurisht se kjo nuk është asgjë sekrete. ” – ka thënë Hoti në RTK.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve