Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që shumë shpejt të miratohen dy ligje që janë kusht për pranimin në UNESCO, raporton arbresh.info
“Është ligji për liritë fetare që do të miratohet së shpejti. Do të duhej të hyjë në agjendën e vitit 2018. Nëse nuk miratohen këto dy ligje nuk do të anëtarësohemi në UNESCO.
“Duhet të kemi edhe ligjin për trashëgimi të Kosovës. Është koha e fundit që të miratohen këto dy ligje. Janë tema shumë serioze”.
Hoxhaj tha se ligji për liritë fetare duhet që në dhjetor të kalojë ne Kuvend dhe ligji për trashëgiminë vitin e ardhshëm në qeveri.
“Është fjala për ligjin për lirinë fetare ku në dhjetor të këtij viti duhet të kalojë në Kuvend dhe ligjin për trashëgimi që duhet të miratohet në qeveri”, është shprehur zëvendëskryeministri./arbresh.info/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...