Shembja e ndërtesave në Himarë është çështje delikate që përfshin dy shtete, Greqinë dhe Shqipërinë.Pala greke ka ashpërsuar tonet pas urdhërit për prishjen e ndërtimeve në Himarë, duke lëshuar deklarata lidhur me respektimin e pakicës greke nga pala shqiptare.
Ministri i Jashtëm grek ka paralajmëruar Ramën që të ketë kujdes me respektimin e minoritetit grek në territorin shqiptar ose në të kundërt do merrnin masa.Ndonëse nuk është bërë e qartë nga fqinjët tanë se çfarë masash do të merrnin, përveç kërcënimit për statusin kandidat në BE, deputeti i Agimit të Artë ka qenë i prerë në fjalimin e tij.Është korrespondenti i “Ora News” në Athinë, i cili në emisionin “Arena” është shprehur:Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F-16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare.
Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”Mund të përshkruhet si një “luftë e ftohtë” marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë megjithëse nuk duhet harruar ngjyrimi partiak që i jepet, pasi në nivel kombëtar është ende e dobët si “betejë”.Por, duhet përmendur që banorët e prekur nga shembja e objekteve në Himarë protestuan me flamurin grek dhe amerikan në duar me thirrjet “Poshtë qeveria shqiptare.”
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...