Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat e tij do t’i kenë në dispozicion rreth 200 këshilltarë. Në kabinetin e të parit janë akomoduar 16 këshilltarë, ndërsa njëri nga ministrat e tij i ka “rehatuar” hiç më pak se 9 këshilltarë politikë dhe asistentë personalë. Për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.
Kryeministri Ramush Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka “rehatuar” 7 këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive.
Nga 7 deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan “Zëri”.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në uebfaqen e këtij dikasteri qeveritar tashmë ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.
Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet t’i ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë.
Në përvjetorin e rënies së Luanit, feston ditëlindjen Nana R...
Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë
Rama pas koalicionit me PDK-në: Jam kundër çdo retorike përç...
Shpërthim në një minierë në Kolumbi, 9 minatorë të vdekur
Arteta: Kemi bërë histori sërish së bashku, nuk mund të jem ...
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të kontrabanduar...