Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane insiston se ata “nuk janë në krizë” pas disfatës tronditëse ndaj Tottenhamit.
Real Madridi është mposhtur me rezultat 3 me 1 nga “Spursët” mbrëmjen e sotme në Wembly në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk jemi në krizë”, deklaroi Zidane pas fishkëllimës së fundit.
“Nuk mendoj se kemi humbur kokat tona, ndoshta ne kemi humbur paqen që ne kemi pasur gjithmonë para golave. Kur ju keni dy shanse ju duhet të shënoni dy gola, sot ne nuk kishim shanset”
“Ne humbëm sot, por ky është një sezon shumë i gjatë, ne i urojmë rivalit dhe do të reflektojmë, ne jemi të gjithë shumë të dëshpëruar”
Cristiano Ronaldo shënoi për Realin golin e vetëm ndërsa Dele Alli dhe Christian Eriksen ishin golashënuesit për nikoqirët./arbresh.info/
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën