Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se pret nga Real Madridi të nënshkruaj me Neymarin.
Neymar ishte larguar nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germaini në muajin gusht pasi gjiganti në Liga 1 aktivizoi klauzolën e tij të blerjes prej 222 milionë euro, shkruan portali arbresh.info.
Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Messi beson se është vetëm çështje koha para se ai të transferohet në Bernabeu.
Thuhet se Messi është në dijeni që babai i lojtarit ka një raport të mirë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin.
Dhe, si pasojë e kësaj, reprezentuesi argjentinas pret që Neymar të transferohet te klubi spanjoll si zëvendësues i Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...