Sipas raporteve në Spanjë, Liverpooli është duke synuar transferimin e portierit të Real Madridit, Keylor Navas.
Jurgen Klopp është duke kërkuar nënshkrimin me një portieri të ri për të sfiduar Simon Mignoletin dhe Loris Kariusin, të cilët kanë dështuar për të bindur atë si bartësi i fanellës me numër 1 në Anfiled, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, Liverpooli është shumë i interesuar për të nënshkruar me reprezentuesin e Costa Ricas, Keylor Navas.

Gazeta e lartpërmendur pretendon që presidenti i Madridit, Florentino Perez, nuk është ende i bindur me Navasin, i cili së fundmi i ndihmoi gjigantit spanjoll të fitoj titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Navas në fakt mund të detyrohet të kërkojë për një klub të ri pasi Madridi është ende i interesuar në David de Gean e Manchester United dhe Gianluigi Donnarumman e AC Milanit.
Ndërkohë, Navas do të mungojë në ndeshjen e Madridit në Ligë të Kampionëve sonte ndaj Tottenhamit për shkak të problemit me lëndim./arbresh.info/
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’