Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Maqedoni, që ta njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka thënë se Maqedonia ka nevojë për stabilitet, që institucionet të punojnë për realizimin e reformave dhe integrimin e vendit në NATO. Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale treguan se BDI-ja është subjekti më i besueshëm i shqiptarëve të Maqedonisë. Ahmeti ka thënë se shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike. “Ekzistenca e shumë partive po i dëmton shqiptarët në Maqedoni. Ne nuk jemi shumë për t’u ndarë”, është shprehur Ahmeti, duke shtuar se partitë e vogla shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të krijojnë një opozitë serioze për t’u përballur me BDI-në.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...