“Giallorossët” kanë regjistruar fitore bindëse në ndeshjen si nikoqir ndaj kampionit në fuqi të Premierë Ligës.
AS Roma ka fituar tri pikë të plota në Olimpico ndaj Chelseat të Antonio Contes në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në kuadër të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Eusebio Di Francescos mposhti me rezultat të thellë 3 me 0 “Blutë” mbrëmjen e së martës në takimin në kuadër të Grupit C.

Nikoqirët siguruan epërsinë pas vetëm 38 sekondave lojë. Pas asistimit nga Edin Dzeko, sulmuesi Stephan El Shaarawy realizoi super gol në minutën e parë të ndeshjes.
Sulmuesi italian realizoi sërish gjatë pjesës së parë. Anësori 25-vjeçar shënoi një gol me mjaftë mjeshtëri në minutën e 36′ të pjesës së parë pas asistimit të bukur të Radja Nainggolan nga distanca.
Goli i tretë dhe u fundit i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 63′ nga sulmuesi tjetër anësor Diego Perotti. 29-vjeçari argjentinas me një goditje të pandalshme nga distanca mposhti sërish portierin Thibaut Courtois.
AS Roma tani qëndron në krye të Grupit C me 8 pikë, një më shumë se Chelsea në pozitën e dytë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...