Trajneri i Valencias, Marcelino ka pranuar se kishte menduar që do të emërohej trajner te Interi sezonin e kaluar.
Spanjolli ishte intervistuar pasi “Nerazzurrët” shkarkuan trajnerin Frank de Boer, por klubi vendosi në fund të zgjedhte Stefano Piolin, transmeton portali arbresh.info.

“Ne ishim në Milano dhe kishim zhvilluar dy takime teknike”, tha ai për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Pas takimit të dytë, ne ishim të sigurt që ne do të udhëheqnim Interin. Megjithatë, ndërmjet orës 11 të mbrëmjes të së shtunës dhe pasdites të së dielës, diçka ndryshoi. Brenda 13 orëve, kandidatura jonë humbi energjinë”
Marcelino ka dërguar Valencian në pozitën e dytë në tabelën e La LIgas pas fillimit impresiv të këtij sezoni./arbresh.info/
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje