Raportuesja në largim për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek thotë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është e përkufizuar qartë në dialogun ndërmjet dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton arbresh.info.
“Vërtetë shpresoj që jo vetëm në fund të dialogut të ndodhë kjo,” është shprehur Lunaçek në një konferencë për medie, kur është pyetur nga arbresh.info nëse beson se procesi i dialogut do të përmbyllet me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Lunaçek ka shtuar se para se Serbia të anëtarësohet në BE duhet të njohë Kosovën.
“Ky është edhe opinion i shumicës së Parlamentit Evropian.”
Normalizimi i raporteve në mes dy vendeve sipas saj nuk është vetëm një vepër, por duhet jetë fakt./arbresh.info/
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...