Policia gjermane nga divizioni i kundër terrorizmit, ka arrestuar një 19-vjeçar të dyshuar që kishte bërë “plane konkrete” për të kryer një sulm duke përdorur një mjet shpërthyes.
Qëllimi i tij ishte që të vrasë sa më shumë njerëz që është e mundur, tha zyra e prokurorisë federale, transmeton portali arbresh.info
Siriani, i identifikuar nga Zyra e Prokurorisë Federale, si Yamen A. u arrestua në mëngjesin e së martës, në qytetin verilindor të Schwerin “me dyshimin e përgatitjes së një akti të dhunës kundër shtetit”.
“Sipas të dhënave, deri tash, Yamen A , mori vendimin për të shpërthyer një mjet, jo më herët se në korrik të 2017 me qëllim që të vrasë sa më shumë njerëz që është e mundur”, thuhet në deklaratë.
19-vjeçari , i cili kishte bërë “plane konkrete” për përgatitjen e një sulmi terrorist të bazuar në motive Islamike, kishte blerë pajisje eksplozive të improvizuara, shtoi GBA. Ende nuk dihet nëse ai kishte identifikuar ndonjë vend specifik për ta kryer sulmin.
Sipas informatave të zyrës së prokurorit, nuk është zbuluar ende nëse Yamen A. i përkiste ndonjë grupi terrorist./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në proced...
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...