Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke uruar ndjekësit për një ditë të mbarë me një video të CNN.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë video të thjeshtë për Mollën, Kazanin dhe Bananen, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama në Facebook.
Kjo video është postuar dje edhe nga ish-ministri Saimri Tahiri i akuzuar nga Prokuroria për dy akuza të rënda si “trafikim lëndësh narkotike dhe korrupsion pasiv”.
Kjo video thumbon njerëzit të cilët besojnë atë që iu thuhet dhe jo të vërtetën.
Por kë po thumbon kryeministri Edi Rama me këtë video?
Akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri kanë dobësuar besimin ndaj PS-së, pasi Tahiri ishte një ndër shtyllat më të forta të PS-së gjatë qeverisjes së parë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155268613466523/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi