Investimet që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugën që lidh fshatin Fortesë me fshatin Sopniq të Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar sipas planifikimeve duke u bazuar edhe në memorandumin e nënshkruar në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Ecurinë e punimeve në këtë projekt kapital për Komunën e Rahovecit nga afër i ka parë sot edhe kryetari Idriz Vehapi, i cili më këtë rast ka uruar banorët e fshatit Fortesë dhe Sopniq, duke u thënë se rruga ka qenë e dëmtuar dhe ka paraqitur probleme në lëvizjen e banorëve, por tash përpos renovimit, kjo rrugë do të ketë edhe një shtrese me asfalt.
Banorët e fshatit Sopniq falënderuan kryetarin Vehapi, për angazhimin e tij për realizimin e projekteve kapitale në rregullimin e rrugës kryesore por edhe kubëzimin e rrugëve përbrenda fshatit por edhe projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me mirëqenien e banorëve të fshatit Sopniq.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...