Një ushtrim i përbashkët ushtarak u zhvillua të dielën mes anijes patrulluese shqiptare Lissus dhe anijet e Grupit të Përhershëm kundërmasave të minave në Vlorë, në jug të Shqipërisë.
Këto stërvitje bëhen në kuadrin e bashkëpunimit të Shqipërisë me aleatët e NATO-s, siç thanë burimet e ministrisë së mbrojtjes.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhacka konfirmoi një ditë më parë që Shqipëria do të shtrijë misionin e saj të parë detar me NATO-n si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin e paligjshëm dhe migrimin në Detin Egje për një vit tjetër, shkruan China.org.cn.
Xhacka tha në një deklaratë për shtyp se zgjatja e misionit u vendos pas rezultateve shumë pozitive dhe performancës së ekuipazhit të anijes shqiptare të Oriku gjatë vitit të kaluar.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...