Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë kanë vendosur të shtrojnë zhavorr mbi asfaltin e prishur nëpër disa katunde. Këtë e ka bërë të ditur kandidati i LDK’së për kryetar, Xhafer Tahiri.
“Fytyra e pushtetit të vjetër në Vushtrri”, ka shkruar Tahiri, duke publikuar edhe fotografi.
Në fakt, është e çuditshme se si pushteti në shkuarje bën veprime të tilla, duke shtruar zhavorr mbi asfalt.
Të njëjtën pyetje e ka bërë edhe Xhafer Tahiri.
“Zhavor mbi asfalt, e mbi zhavor cka?”, ka shkruar ai.
Në raundin e parë në zgjedhjet e 22 tetorit, Xhafer Tahiri ka marrë 7 mijë e 759 vota apo 25.78 për qind. Në garën e balotazhit është edhe Ferid Idrizi i PDK’së.
Pasluftës Vushtrrinë e ka udhëhequr LDK derisa në tri mandatet e fundit pushtetin e ka mbajtur PDK’ja.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...