Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 21-vjeçareje, e cila dyshohet se ka braktisur në Itali vëllain e mitur.
Ajo akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur, vepër penale për të cilën rrezikon gjobë ose burgim deri në 3 vjet. Policia e Shtetit tha dje se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen K.Z., 21 vjeç, banuese në Siena të Italisë, pasi dyshohet se ka pasur nën kujdestari vëllain 14-vjeçar me iniciale F.H., i cili më pas është larguar nga banesa dhe është regjistruar nga autoritet italiane si i braktisur.
Vajza është kthyer vetëm ditën e enjte në Aeroportin e Rinasit, ku është shoqëruar më pas për të dhënë shpjegime në Polici, pasi vëllai që kishte nën kujdestari nuk ishte me të.
Disa ditë më parë, sipas disa statistikave të Policisë së Shtetit, u mësua se më shumë se 30 shtetas janë proceduar gjatë dy muajve të fundit për braktisje të fëmijëve në zonën Shengen. Që prej muajit gusht, Policia Kufitare ka marrë masa shtesë për të parandaluar azilin në vendet e BE. Që prej vënies në zbatim të planit të masave në muajin gusht e deri tani, Policia Kufitare u ka refuzuar kalimin e kufirit 1200 shtetasve shqiptarë./Panorama/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...