Në ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kreu i PD Lulzim Basha thotë se ata sot ndihen të tradhtuar.
Në një status në FB, kreu i opozitës shprehet se mënyra më e mirë për ti kujtuar këta heronj, është lufta pa kompromis kundër krimit dhe drogës.
“Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për ata burra në uniformë me kurajo e integritet që dhanë jetën në luftë kundër krimit. Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin e drejtësinë në këtë vend. Mënyra më e mirë për ti kujtuar e për të vlerësuar veprën e tyre është beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e drogës.Vetëm kështu shpirti i tyre do prehej në paqe. Për fat të keq, ata sot janë të tradhtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi që ata luftuan, ndan pushtetin me qeverinë. Krimi që ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze ku janë bashkë qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojnë trafikantet, e dhunojnë te pamundurit. Dëshmoret e policisë dhanë jetën për tjetër gjë, PR sigurinë e qytetareve dhe për te ndalur krimin”, tha Basha.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...