Lionel Messi ka humbur një shans të artë për të shënuar ndaj Athletic Bilbaos.
Sulmuesi Leo Messi ka dështuar me portë plotësisht të pastër në ndeshjen e xhiros së dhjetë ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, shkruan portali arbresh.info.
Superylli i Barcelonës arriti t’i shmangej mirë mbrojtjes së skuadrës nikoqire duke kaluar më pas edhe portierin Arrizabalaga, por befasoi të gjithë pasi dështoi në finalizim duke goditur vetëm shtyllën.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 20’ të ndeshjes pas disa kombinimeve të shkëlqyera nga “Blugranët”.
Shikoni këtë rast në videon më poshtë:
Megjithatë, sulmuesi 30-vjeçar kaloi gjigantin katalunas në epërsi më vonë ende pa përfunduar pjesa e parë e këtij takimi mjaftë të rëndsishëm për skuadrën e Ernesto Valverdes.
Messi shënoi gol të bukur për 0 me 1 në San Mames pas asistimit nga Jordi Alba./arbresh.info/
Shikoni golin e epërsisë nga Lionel Messi:
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK