Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 8 kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i marrë të premten.
Zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se për rinumërimin e tyre është vendosur pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të kalojnë auditimin për shkak të mospërputhjes.
“Gjithashtu ka përfunduar edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës. Tashmë kanë mbetur që të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.
Sipas Elezit, rezultatet e rinumërimit dhe rezultatet e votave me postë do të publikohen në faqen e KQZ-së.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...