Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott e ka cilësuar si vendim frustues faktin që është shtyrë përsëri gjykimit i të dyshuarve për djegien e amabasadës amerikane në Beograd.
Në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, huliganët serbë kishin protestuar duke sulmuar dhe djeguar ambasadën e SHBA-së në Beograd.
Scott ka thënë se është e pakuptueshme pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008, dhe pas 9 vitesh ende nuk ka të dënuar, transmeton lajmi.net.
“Kam dëgjuar se sot kishte një shtyrje tjetër të gjykimit dhe kjo është frustuese për mua, pasi krimi ka ndodhur në vitin 2008 dhe sot është viti 2017 dhe ende nuk ka asnjë vendim. Ata duhet të dënohen”, tha Scott para gazetarëve në Beograd.
Sipas tij, drejtësia duhet të shkojë në vend pasi është e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.
Gjykimi për djegien e ambasadës është shtyrë për datën 9 nëntor.
Protestat e organizuara nga serbët nën parullën “Kosova është Serbi”, kishin eskaluar në dhunë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...