Deputetët Milaim Zeka dhe Fisnik Ismaili janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Burimet e Gazetës Express brenda Komisionit thonë se të pranishmit tjerë në mbledhje nuk kanë lejuar ndonjë konflikt fizik mes tyre.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është planifikuar të shqyrtohet Projektligji për Prishtinën si dhe nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. Pikërisht këtë dy ligje kanë qenë shkak i përplasjeve mes deputetit Zeka dhe deputetit Ismaili.
Burimet brenda komisionit i kanë thënë Expressit se Zeka e ka quajtur “lopë” Ismailin, ndërsa ky i fundit ka reaguar.
Më tej, deputetët janë ngritur, por pjesëmarrësit tjerë në mbledhje i kanë ndalur ata, duke evituar rrahjen mes tyre në mbledhjen e Komisionit për Media.
Deputeti Zeka përplasje, që përfundoi me sulm fizik, pati edhe me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqin, javë më parë në një studio televizive.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...