Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale me ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, Zoran Pazin.
Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian. Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...