Një përleshje mes policisë dhe studentëve protestues ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Studentët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, raporton Anadolu Agency.
Të mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta që operojnë në universitete, studentët kanë protestuar kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore.
Studentët që u mblodhën në qendër të qytetit, nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit. Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.
Sipas informacioneve të marra nga policia e Athinës, mësohet se askush nuk është arrestuar dhe se nuk ka pasur persona të plagosur. Studentët edhe në një protestë të ngjashme më parë tentuan të hyjnë në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe janë konfliktuar me policinë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...