Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja mbi shtatë individë të Koresë Veriore dhe tre subjekteve për abuzime “flagrante” të të drejtave të njeriut, përfshirë vrasjet, torturat, punën e detyruar dhe gjuetinë ndaj azilkërkuesve jashtë vendit.
“Sanksionet e sotme u drejtohen zyrtarëve të ushtrisë dhe regjimit të Koresë Veriore”, thuhet në deklaratën e Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, transmeton portali arbresh.info
Më atyre që janë sanksionuar është edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Komandës së Sigurisë Ushtarake, zëvendësministri i parë i Ministrisë së Sigurisë Popullore dhe ministri i punës.
Konsulli i Koresë Veriore në Shenyang të Kinës dhe një diplomat i ambasadës koreano veriore në Vietnam, janë sanksionuar gjithashtu.
Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara për ushtrinë koreano veriore, e cila operon si polici sekrete dhe ndëshkon disidentët në të gjitha format”.
Koreja Veriore në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...