Teknologjinë VAR, do ta shohim edhe në elitën e futbollit spanjoll që nga edicioni i ri.
La Liga do të shfrytëzojë teknologjinë e video asistimit të gjyqtarëve, për të parandaluar gabimet e gjyqtarëve.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Larrea
“Për sezonin e ri, synimi ynë është që të përdorim VAR-in. Teknologjia është futur në futboll dhe ne duhet ta pranojmë atë”, deklaroi Larrea.
Ai insistoi se testet e VAR-it do të ndodhin në 70 ndeshje në Spanjë, para se sistemi të fillojë zyrtarishst aplikimin.
Vonesa sa i përket përdorimit të teknologjisë në futbollin spanjoll ka ndodhur për shkak të relacioneve të ftohta mes La Ligas dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.
Kujtojmë që në La Liga nuk aplikohet as teknologjia e golit.
Kryetari i La Ligas, Javier Tebas, kishte deklaruar që ajo është e shtrenjtë financiarisht për elitën e futbollit spanjoll.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...