Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian, Helga Schmid.
Në këtë takim është biseduar për reformat e shumta që po bëhen në vend në shumë sektorë, e të cilat përshpejtojnë rrugën e Kosovës në integrimin evropian.
Kryetari Veseli vlerësoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë fusha, në veçanti për një funksionim me efikas të Kuvendit.
Ai theksoi se dinamika e punës dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës do të rriten në vazhdimësi, si dhe shtoi se ka një përkushtim të theksuar për të ndërtuar një konsensus të plotë për shumë çështje të rëndësisë së veçantë për vendin.
Kryeparlamentari theksoi se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, duke shtuar se për këtë do të ketë angazhim maksimal dhe koordinim të plotë me Bashkimin Evropian.
Nga ana e saj, sekretarja Helga Schmid vlerësoi punën e Kuvendit në miratimin e shumë reformave legjislative. Ajo theksoi se BE-ja do të mbeshtesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1