Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në seancën e sotme ka folur për rishikimin e buxhetit për vitin 2017 duke thënë se Ministria e Financave në këtë plotësim ndryshim ka përfshi edhe çështjen e pasaportave, shkruan arbresh.info.
Mirëpo ai ka kërkuar përgjigje nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri të dijë se ku ka mbetur procedura rreth pasaportave dhe a janë kryer obligimet ligjore për arbitrazh
“A ka bërë pala austriake kërkesë për njohje dhe ekzekutim për arbitrazh. Ku ka mbet procedura? Si përfundim propozoj se nëse nuk janë kryer obligimet kërkoj të tërhiqen shuma e paraparë që është prej 5 milionë euro.”, ka thënë ai.
Zemaj, ka thënë se skandali me pasaporta është skandali më i madh që ka ndodhë.
“A janë përmbush obligimet ligjore sepse ky është skandali më i madh . Kujt po i ngutet me pagu këtë 5 milionësh”, ka pohuar ai./arbresh.info/
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...