SHBA dhe Siria, dy vende diametralisht të kundërta, janë dy të vetmet në botë që nuk kanë mbështetur marrëveshjen e Parisit për klimën. Këtij grupi ekskluziv ju largua Nikaragua, e cila më në fund firmosi paktin duke lënë vetëm SHBA dhe Sirinë.
Nikaragua nuk pranoi të firmoste që vjet marrëveshjen, pasi mendonte se ajo nuk bënte aq sa duhej për të luftuar problemin. Një tjetër këndvështrim ai i SHBA, pasi pakti u firmos, por presidenti Donald Trump vendosi që ta tërhiqte vendin nga marrëveshja, megjithëse formalisht kjo nuk mund të behet deri në 2020-n.
Sipas Trump, largimi nga pakti i padrejtë i Parisit, bëhet për të mbrojtur Amerikën, ndërsa shtoi se do të kërkojë një pakt të ri që të mos dëmtojë bizneset amerikane. Sigurisht që Siria ka probleme të tjera dhe zhytja në kaosin e luftës civile prej thuajse 7 vjetësh e ka nxjerrë në plan të dytë klimën.
Pakti për klimën është angazhimi i 188 vendeve që të mos lejojnë rritjen e temperaturave globale me më shumë se 2 gradë celsius, madje të përpiqen të mos kalojnë 1,5 gradë.
Nikaragua nuk e kishte firmosur deri tani paktin, pasi presidenti Daniel Ortega dhe stafi i tij mendonin se marrëveshje nuk i ngarkonte as sa duhej vendet e pasura për klimën dhe nuk ishte ambicioze mjaftueshëm.
Nikaragua konsiderohet si një parajsë e energjisë së gjelbër dhe më shumë se 50% të nevojës vendase e siguron nga burime të rinovueshme. Kjo ka një arsye mjaft serioze, pasi ky vend i Amerikës qendrore është tejet i prekshëm nga ndryshimet klimaterike.
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...