Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj shumë shpejt me numërimin e votave me kusht, të atyre përmes Postës dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e Votave me Kusht, Votave përmes Postës dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta, për të proceduar tutje me shpalljen e këtyre rezultateve. Prioritet i ynë është fillimisht shpallja në kohë e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, në mënyrë që të jemi në hap me kohën për të arritur të përgatisim raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Daka.
/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...