
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama, speaks during a parliamentary session.
Këto ditë duket se do të jenë shumë intensive sa i përket akuzave, dosjeve me përgjime dhe përfshirje në trafiqe si edhe deklaratave për arrestime në rangje të larta të politikës.
Në një shkrim të tijin sot, Blendi Fevziu theksonte se qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!
Albeu.com mëson se politikani i lartë lokal është i një bashkie të rendësishme në vend, i cili pretendonte të merrte një post ministri në kabinetin Rama, por që është refuzuar nga kryeministri pikërisht për shkak se ishte në dijeni të përgjimeve dhe dosjes në fjalë.
“Djalli” ka dalë tashmë nga shihja dhe mbetet për t’u parë nëse krerët e politikës do t’ja dalin duke u marrë vesh me njeri-tjetrin për të lejuar “dëmë të kontrollueshme” apo nëse do të ketë një luftë totale mes të gjitha kampeve. /albeu.com/
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...