Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltarim, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, Daut Haradinaj ia ka tërhequr vërejtjen ministrit të ri të Bujqësisë, Nenad Rikalo duke ia bërë me dije se do të jetë i vëzhguar.
Hardinaj, ka kërkuar nga ai që të ketë kujdes në ndarjen e subvencioneve dhe granteve, shkruan arbresh.info.
Ai i tha Rikalos se s’ka politikë në bujqësi dhe se keqpërdoruesit do të hyjnë në burg.
“Do t’ju kqyrim me kujdes, keqpërdoruesit kanë me hy në burg. Edhe ministri edhe ju këtu që jeni prezent komisioni do t’ju përkrah në të gjitha punët e mira që bëni por duhet të keni shumë kujdes kur i ndani edhe subvencionet edhe grantet. Ju e dini për çka po flas, ju e dini që këto probleme i kemi zgjedhur edhe individualisht. Shqetësime dhe vërejtje ka kudo që shkoni në Kosovë. S’ka politikë në bujqësi”, ka thënë Haradinaj.
/arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...