Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se ka ardhur koha që luftëtarët e mbështetur nga Irani që ndihmuan Irakun për të mposhtur grupin ekstremist, të Shtetit Islamik (IS) “të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rimarrin kontrollin”.
“Tani kur lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik po merr fund, milicitë iraniane që janë në Irak, duhet të kthehen në shtëpi”, tha Tillerson.
“Luftëtarët e huaj në Irak duhet të kthehen në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rifitojë kontrollin”, shtoi ai duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.
Tillerson gjithashtu është ndalur në Katar, për të marrë pjesë në një takim midis zyrtarëve të Arabisë Saudite dhe Irakut.
Ky udhëtimi vjen si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për të izoluar dhe mbajtur Iranin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...