Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se partia që ai udhëheq me plot meritë është partia e parë në vend.
Nëpërmjet Facebook’ut, Mustafa i ka uruar fitoren Arban Abrashit, i cili në balotazh do të garojë kundër Shpend Ahmetit.
Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Fituam sepse nuk u dorëzuam.
LDK është e para, me meritë të plotë. Faleminderit qytetarë për besimin tuaj. Faleminderit kryetarë të komunave që punuat mirë dhe me nder; dhe juve kandidatëve të rinj për kryetarë të komunave e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale për kulturën që treguat në këto zgjedhje. Urime Arban fitorja në Prishtinë!
Sipas DnV’së LDK është partia e parë në vend me 210 mijë vota, 70 mijë më shumë se partia e dytë, që është PDK.
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...