Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, tha se janë shumë të kënaqur me ecurinë e deritashme të procesit zgjedhor.
Ai po ashtu bëri thirrje që të ruhet ky standard i lartë demokratik i zgjedhjeve në Kosovë.
“Deri më tani jemi të kënaqur shumë me procesin zgjedhor. Kosova po e tregon një kulturë të lartë demokratike. Siç është raportuar nga KQZ, deri më tani pjesëmarrja në votim është 10 për qind. Kjo pjesëmarrje është konfirmuar dhe nga vëzhguesit tanë . Mbi 180 mijë votues kosovarë e kanë shfrytëzuar deri tani në orën 11, të drejtën e tyre për të votuar. Ne edhe më tutje i bëjmë thirrje qytetarëve tanë, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masovike, të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin tonë në katër vitet e ardhshme. Vlerësojmë gjithashtu dhe përpjekjet dhe angazhimet nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, drejt sigurimit të një procesi të drejtë dhe korrekt. ..Jemi të kënaqur dhe me Prokurorinë e shtetit dhe me reagueshmërinë që kanë pasur në disa raste të raportuara. Ne jemi duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me KQZ dhe me mekanizmat, që i ka dhe çdo shkelje eventuale do ta raportojmë atje… Në orët në vijim ne presim dhe bëjmë thirrje të vazhdojë procesi i njëjtë, që standardi demokratik i lartë të mirëmbahet. Dhe i ftojmë sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje”, tha ai.
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Daci...
Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së
Gjiganti anglez nis bisedimet me Alonson për emërimin si tra...
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...